– “Atij i takon pushteti në qiej e në Tokë. Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje dhe Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka.” – Allahu është Krijuesi dhe Furnizuesi i të gjitha krijesave. Ai përkujdeset dhe rregullon çështjet e tyre, me pushtetin e fuqinë e Tij. Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka dhe asgjë nuk del jashtë sundimit të Tij.