– ”Ai e di çfarë hyn në tokë …”– Çdo gjë që bie e hyn në tokë, si shiu, fara, kafshët dhe gjallesat.
– ”… dhe çfarë del prej saj …” – Si llojet e ndryshme të bimësisë dhe të botës shtazore.
– ”… dhe çfarë zbret prej qiellit …” – Nga qielli zbresin melekët, rizku i Zotit e përcaktimi i gjërave nga ana e Tij.
– ”… e çfarë ngjitet në të.” – Në qiell ngjiten melekët, shpirtrat etj. Pasi përmendi krijesat e Tij dhe urtësitë e Tij në ato krijesa, si edhe diturinë e Tij të plotë për gjendjen e tyre, Allahu i Lartësuar përmend faljen e madhe dhe mëshirën e Tij të gjerë. Ai thotë:
– ”Ai është Mëshirëploti, Falësi i Madh.” – Mëshira dhe falja janë atribute të Allahut, dhe gjurmët e tyre vazhdojnë të shfaqen te krijesat në çdo kohë, në varësi të asaj që ata meritojnë me veprat e tyre.