– ”Pa dyshim, ai (Kur’ani) është i përmendur edhe në librat e mëparshëm.” – Shpalljet e mëparshme kanë paralajmëruar dhe përgëzuar për ardhjen e tij, si dhe kanë dëshmuar për vërtetësinë dhe rëndësinë e madhe të tij. Kur u shpall ky Libër, ishte plotësisht ashtu siç kishin paralajmëruar shpallje të hershme. Nga ana tjetër, edhe Kur’ani vërtetoi lajmet e vërteta që gjendeshin në shpalljet e mëparshme, si edhe besnikërinë e profetëve të Zotit.