Select Page

… me një gjuhë të kulluar arabe.Arabishtja është më e mira e gjuhëve të botës. Ai e zbriti në këtë gjuhë, që të kuptohet mirë nga populli mes të cilëve u zgjodh, që ata ta kuptonin ftesën e tij përmes kësaj gjuhe të qartë. Mendohu pak se si janë mbledhur gjithë këto veçori dhe mirësi në këtë Libër mrekulli.

1.  Ai është më i miri i librave.

2. Atë e solli nga Zoti tek Muhamedi (a.s) më i miri i melekëve, Xhibrili (a.s).

3. Ky Libër ju dhurua më të mirit të krijesave, Muhamedit (a.s).

4. Ky libër u zbrit drejt e në pjesën më të pastër dhe të zgjedhur të këtij Profeti madhështor, në zemrën e tij.

5. Ky Libër iu la në trashëgim popullit më të mirë të nxjerrë ndonjëherë për njerëzit, muslimanëve.

6. Ky Libër u zbrit në gjuhën arabe, më të mirën dhe më të kuptueshme gjuhë të botës, më të gjerën dhe më të pasurën. Pastaj Allahu i Madhëruar thotë: