– “A kanë ata këmbë për të ecur? A kanë duar për të kapur? A kanë sy për të parë? A kanë veshë për të dëgjuar?” – Idhujt nuk kanë këmbë që të ecin, as duar që të veprojnë me to, as sy që të shikojnë e as veshë që të dëgjojnë. Ata nuk kanë asnjë lloj mundësie, aftësie dhe force, që gjendet te njeriu. Kështu, njeriu që i adhuron ata, në realitet qëndron më lart se idhujt e tij, për sa i përket aftësive dhe fuqisë. Idhujt nuk mund t’u përgjigjen lutjeve të krijesave, sepse edhe vetë idhujt janë krijesa të nënshtruara përpara Allahut të Lartësuar. Atëherë, përse i adhurojnë? Pastaj i Madhëruari e urdhëron Profetin e tij që t’u thotë idhujtarëve:
– “Thuaj: “I thërrisni idhujt tuaj, thurni plane kundër meje dhe mos pritni aspak!”” – Mblidhuni të gjithë ju, bashku me aleatët dhe idhujt tuaj, për të më dëmtuar mua! Bashkohuni të gjithë dhe mos më lini kohë për t’u mbrojtur, por ta dini se kurrë nuk keni për të arritur të më bëni ndonjë të keqe, sepse: