– “Zoti ynë! Na e dhuro atë që na e ke premtuar nëpërmjet të Dërguarve të Tu dhe mos na turpëro Ditën e Kijametit! Vërtet Ti nuk e shkel premtimin.” – Këta fatlumë, pasi kujtojnë me falënderim dhe mirënjohje të thellë suksesin që Allahu i Lartësuar u ka dhënë me udhëzimin në besim, dhe pasi i luten që t’ua plotësojë deri në fund këtë mirësi, ata kërkojnë shpërblimin që Allahu u ka premtuar nëpërmjet profetëve të Tij, – që t’i ndihmojë dhe t’i bëjë fitues në këtë jetë, ndërsa në jetën tjetër t’i shpëtojë nga çdo e keqe dhe t’u japë mirësitë e pafundme në Xhenet. Dhe Allahu i Lartësuar nuk e shkel kurrë premtimin, prandaj Ai i përgjigjet lutjes së tyre dhe i mëshiron ata.