– ”Atë e solli Shpirti Besnik (Xhibrili) në zemrën tënde (o Muhamed), për t’u bërë paralajmërues (i gjithë botës)…” – Ai është Xhibrili (a.s). Ai është absolutisht më i miri i melekëve, më i fuqishmi dhe madhështori. Allahu i Lartësuar e ka përshkruar atë si El Emin – Besniku. Pra, ky melek kurrë nuk mund të shtojë ose pakësojë gjë prej Shpalljes. Është ky melek i nderuar që e zbriti këtë libër “… në zemrën tënde, o Muhamed, për t’u bërë paralajmërues (i gjithë botës), që nëpërmjet këtij libri-mrekulli të udhëzosh në rrugën e drejtë dhe të mirësisë e drejtësisë, si dhe të largosh e paralajmërosh njerëzit që të largohen nga rruga e humbjes dhe dëshpërimit.