Select Page

– “S’ka dyshim se ai (Kur’ani) është fjalë e (sjellë përmes) të Dërguarit fisnik.” – Kur’ani është një libër shumë i rëndësishëm, i zbritur nga i Gjithëmëshirshmi, nëpërmjet një meleku shumë madhështor, Xhibrilit (a.s.). Ai është një libër i ruajtur, të cilit Shejtani i mallkuar as mund t’i afrohet, siç thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Pa dyshim, ky (Kur’ani) është shpallje e Zotit të Botëve. Atë e solli Shpirti Besnik (Xhibrili) në zemrën tënde (o Muhamed), për t’u bërë paralajmërues (i gjithë botës), (Ai e solli) me një me gjuhë të kulluar arabe.” [Shuara 192 – 195].