Select Page

“… Pije prej së cilës as nuk u dhemb koka, as nuk dehen; …” – Prej atyre pijeve nuk të dhemb koka dhe as të ikën mendja, sikurse ndodh me pijet dehëse të dynjasë. Me fjalë të tjera, çdo mirësi që gjendet në Xhenet, lloji i të cilave gjendet edhe në dynja, do të jetë e pastër nga çdo mangësi që ato kanë patur në dynja, sikurse thotë i Madhëruari: “Ja përshkrimi i Xhenetit, i cili u është premtuar të devotshmëve: Në të ka lumenj me ujë gjithmonë të pastër e të freskët, lumenj me qumësht që nuk prishet, lumenj me verë të këndshme për ata që pinë dhe lumenj me mjaltë të kulluar. Ata do të kenë aty lloj-lloj frutash dhe do të jenë të falur nga Zoti i tyre. A mund të konsiderohen këta njëlloj me ata që do të rrinë përgjithmonë në Zjarr, ku etja do t’u shuhet me ujë të valë, që ua copëton zorrët?!” [Muhamed 15].