Select Page

Pastaj, kur vendosi ta sulmonte atë që ishte armik i të dyve, ai burri i tha (Musait): “O Musa! Vallë, do të më vrasësh edhe mua siç vrave atë të djeshmin?Pra, kur izraeliti vazhdoi të grindej me egjiptasin dhe i kërkonte ndihmë Musait, ai u bë gati që të kapej me egjiptasin, por ky i fundit iu drejtua Musait dhe i tha: “A do të më vrasësh edhe mua siç vrave atë të djeshmin?!”

Ti kërkon të tregohesh arrogant në tokë …Të tillë janë tiranët. Ata vrasin dhe marrin jetën e të pafajshmëve pa të drejtë.

”… dhe nuk dëshiron të jesh nga ata që rregullojnë punët.” – Nëse do të doje të ishe rregullues, do të ndërhyje mes ne të dyve duke u përpjekur për të nxjerrë të drejtën, pa qenë nevoja të më vrisje. Atëherë Musai  u përmbajt dhe i vuri veshin këshillës. Lajmi për ato që ndodhën në këto dy raste u përhap nëpër qytet, derisa Faraoni dhe oborri i tij vendosën të merrnin një vendim për ekzekutimin e Musait. Megjithatë, Allahu i Madhëruar bëri të mundur që dikush ta paralajmëronte Musain për vendimin, që tashmë ishte marrë kundër tij.