Select Page

– “O Adem, ti dhe bashkëshortja jote zini vend në Xhenet, hani nga të doni, por mos iu afroni kësaj peme e të bëheni të padrejtë!” – Allahu i Madhëruar e porositi dhe e lejoi Ademin dhe gruan e tij Havanë, – të cilën Allahu ia dhuroi për t’u qetësuar me të,  – që të banonin në Xhenet dhe të shijonin prej frutave të tij ku të dëshironin dhe të kënaqeshin me çfarë të dëshironin.

Por Ai u përcaktoi atyre një pemë dhe i ndaloi të hanin prej saj. Allahu e di më mirë se çfarë peme ishte ajo, por përderisa Ai nuk na e ka treguar, atëherë nuk ka ndonjë dobi për ne që ta dimë. Ai ua ndaloi ngrënien prej asaj peme, për arsye se mos bëheshin “të padrejtë”, duke shkelur kufijtë e Allahut.  Kështu, ata vazhduan t’i përmbaheshin porosisë së Allahut, derisa ndërhyri armiku në mes, Shejtani i mallkuar.