– “Ndërsa ata që nuk i besojnë argumentet Tona, janë të së majtës. Mbi ta është një Zjarri i mbyllur (përvëlues).” – Ata i shpërfillin dhe flakin pas shpine porositë dhe këshillat e Allahut. Ata nuk e besojnë Allahun dhe asgjë që Ai urdhëron të besohet. Ata nuk bëjnë vepra të mira sipas besimit të drejtë dhe nuk i mëshirojnë krijesat e Zotit. Këtyre do t’u jepet libri i veprave të tyre nga e majta, shenjë kjo se i pret ndëshkimi i dhembshëm. Ata i pret izolimi në Zjarr, ku do të jenë të mbyllur pas hekurash dhe kurrë nuk do të shpëtojnë prej tij. Ashtu të burgosur në Zjarr do të ndëshkohen dhe do të vuajnë të dëshpëruar. Këtu përfundon komenti i sures Beled. Falënderimi i takon vetëm Allahut të Madhëruar!