Select Page

– “Mohuesit (e Zotit) vazhdojnë të përgënjeshtrojnë (Shpalljen e Zotit), por Allahu i ka përfshirë ata (nën pushtetin e Tij).” – Me gjithë faktet e lëna nga Zoti ndër breza dhe me gjithë argumentet e shumta të sjella prej Tij, ata vazhdojnë në mohimin dhe mosbesimin e tyre me kokëfortësi dhe armiqësi. Atyre nuk u bëjnë dobi shenjat dhe argumentet e Zotit dhe as paralajmërimet e sjella nga profetët e Tij. Por Allahu i ka përfshirë me dijen dhe pushtetin e Tij mbi ta. Askush nuk mund t’i fshihet dijes dhe pushtetit të Tij gjithëpërfshirës. Ai është gati, prandaj le të kenë frikë nga ndëshkimi i Tij në çdo moment. Ky është një kërcënim shumë i frikshëm për qafirët. Ai, në dorën e të Cilit janë shpirtrat dhe çdo çështje e tyre, i kërcënon që të kthehen sa nuk është vonë. Ai i fton që të nënshtrohen, duke e besuar Kur’anin dhe punuar sipas tij.