– “Me anë të tij (ujit) Ne rrisim për ju kopshte hurmash e rrushi.” – Nëpërmjet ujit, Ne bëjmë për ju kopshte me hurma e vreshta rrushi. Allahu i Madhëruar i përmend në mënyrë të veçantë këto dy lloje pemësh, – edhe pse bimësia që jeton me ujë është shumë e larmishme, – sepse ato janë shumë të dobishme dhe vlerat e tyre ua kalojnë shumë e shumë bimëve të tjera. Më pas, i Madhëruari thotë se në të gjitha llojet e bimësisë njerëzit kanë dobi e përfitime.
– “Në ato kopshte ju keni fruta me mbushulli me të cilat ju ushqeheni.” – Nga ato kopshte, ju nxirrni fruta të shumta të llojeve të ndryshme, si ullinj, qitro, shegë, mollë etj.