Select Page

 

… dhe ti bëre atë veprën që ti e di. – Është fjala për vrasjen e një kopti, kur Musait i kërkoi ndihmë një izraelit. Siç thuhet në një ajet: “Musai hyri në qytet pa u hetuar prej banorëve të tij dhe gjeti dy veta që po përlesheshin. Njëri ishte prej popullit të tij (izraelit) dhe tjetri ishte prej armiqve të tij.

Kur izraeliti i kërkoi ndihmë kundër armikut të tij, Musai e shtyu me forcë atë dhe ai vdiq. Ai (Musai) tha: “Kjo është prej veprave të shejtanit. Nuk ka dyshim se ai është armik i betuar, që të çon në humbje.”. [Kasas 15]. Pastaj Faraoni i tha:

E, pra, edhe ti je një mohues (i të mirave që të kemi bërë). – Në atë kohë, edhe ti ishe në rrugën tonë të mohimit. Faraoni, si pa e kuptuar, e pranoi se rruga e tij është rruga e mohimit.