Select Page

– “Kështu, Ne i zgjuam ata që të mund ta pyesnin njëri-tjetrin (se sa gjatë kishin fjetur). – I zgjuam nga gjumi i gjatë, që ata të gjenin se sa kishte zgjatur qëndrimi i tyre në shpellë.

– “Njëri prej tyre foli e tha: “Sa keni ndejur këtu?” Ata thanë:”Kemi ndejur (ndoshta) një ditë ose një pjesë të ditës.”  Ky ishte një gjykim. Me sa duket, ata patën mendime të ndryshme për këtë çështje. Duke qenë se kishin mospërputhje, ata thanë:

– “(Më në fund) ata thanë: “Zoti juaj e di më së miri se sa keni ndejur këtu. …” – Ata u kthyen tek Ai që i di të gjitha me hollësi. Mbase, pas kësaj, Allahu i Madhëruar ua bëri të qartë kohën e saktë të qëndrimit. Fillimisht, Ai i bëri që të diskutonin mes njëri-tjetrit për këtë. Pasi dhanë mendimet e tyre me aq sa dinin dhe nuk arritën në përfundim të qartë, pa dyshim që Zoti do t’ua ketë treguar të vërtetën. Kjo përkon edhe me urtësinë e Tij në zgjimin e tyre nga ai gjumë i thellë, sepse Allahu nuk e bën diçka kot dhe pa urtësi.

Gjithashtu, Allahu është i mëshirshëm me ata që kërkojnë diturinë rreth gjërave të domosdoshme për t’u mësuar dhe bëjnë ç’të munden për arritjen e këtij qëllimi. Prej mëshirës së Tij, Ai ua jep këtë dituri atyre që hulumtojnë dhe e kërkojnë. Kjo kuptohet edhe nga fjala e Tij: “Dhe kështu bëmë, që ata të zbuloheshin e që të kuptohet se premtimi i Allahut është i sigurt dhe se Kijameti pa dyshim që do të ndodhë.” [Kehf 21].

Populli e dinte mirë gjendjen e tyre, prandaj ata do të shërbenin si argument për ringjalljen. Pasi diskutuan dhe pyetën njëri-tjetrin rreth kohës sa qëndruan, ata dërguan njërin prej tyre që t’u sillte ushqim, madje më të shijshmin dhe më të mirin:

– “Tani dërgojeni njërin prej jush me këto monedha (argjendi) në qytet, që të zgjedhë ushqimin më të mirë dhe t’jua sjellë juve. Dhe le të ketë shumë kujdes e mirësjellje e të mos i japë të kuptojë askujt për ju!” – Ata e porositën shokun për të qenë i kujdesshëm që mos binte në sy, sepse kjo do të përbënte rrezik të madh për ta, siç thanë më pas: