Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na tregon për armiqtë e Tij dhe të Profetit, për gjendjen e tmerrshme dhe të frikshme në të cilën ata do të ringjallen:
– “Ditën kur armiqtë e Allahut do të tubohen për në Zjarr, ata do të shtyhen të gjithë në të.” – Ata do të mblidhen nga i pari deri tek i fundit dhe me ashpërsi do të shtyhen për në Xhehenem. Ata nuk do mund ta pengojnë hedhjen e tyre në Xhehenem, nuk mund të ndihmohen dhe shpëtojnë nga ai fund i hidhur dhe vuajtje e përhershme.