– “Atëherë ajo do të jetë një britmë e vetme, dhe ja, ata do të ngrihen (nga varret) e do të shohin.“ – Është Israfili që do të fryjë Bririn dhe ata të gjithë do të dalin nga varret të ringjallur. Ata do të shohin se si do të dalin të gjallë, me gjithë pjesët e tyre që ishin tretur në tokë. Ata do të jenë të zhveshur, këmbëzbathur dhe të pabërë synet. Në atë gjendje do të shfaqin keqardhje, pendim dhe dëshpërim shumë të madh. Madje, do të luten për shkatërrim dhe zhdukje.