– ”Ata (të dërguarit) thanë: “Ogurin e keq e keni nga vetja juaj (te padrejtësitë tuaja). Mos vallë (jemi ogur i keq) për shkak se ju këshilluam?!” – E keqja vjen vetëm prej ligësive dhe paudhësive tuaja. Janë pikërisht veprat tuaja, si idhujtaria e gjynahet, shkak për çdo bela që ju godet.
Ato gjithmonë bëhen shkak që mbi ju të bien zemërimi dhe ndëshkimet e Zotit, dhe t’ju largohet çdo gjë e dashur prej mirësive të shumta të Tij. Atëherë, si është e mundur që na drejtoheni me ato fjalë? Mos, vallë, për shkak se ne ju këshilluam për atë që sjell mirësi dhe mbarësi?! Jo, por:
– ”Jo. Por ju jeni një popull që e kaloni çdo kufi.” – Ju kaloni çdo kufi në ligësitë që bëni dhe në fjalët e poshtra që thoni. Domethënë, ftesa e këtyre profetëve ua shtoi edhe më shumë largimin nga rruga e drejtë dhe mendjemadhësinë.