Select Page

– “Ai (Xhibrili) tha: “Unë jam vetëm një i dërguar (melek) i Zotit tënd për të të dhuruar ty një djalë të pastër.”. – Kur Xhibrili pa frikën e saj, i tha: “Unë jam vetëm një i dërguar i Zotit tënd, për të të dhuruar një djalë të pastër.” Pra, detyra ime e vetme është dhënia e mesazhit të Zotit tim për ty. Ky ishte një sihariq për një “djalë të pastër”, siç e quan Zoti. Ky djalë do të ishte i pastër nga çdo cilësi e shëmtuar dhe do të kishte virtytet më të larta.