Select Page

   Qëllimi këtu është për ujin e ëmbël dhe ujin e kripur. Ata takohen me njëri-tjetrin kur ujërat e ëmbla hidhen në ujërat e kripura. Me këtë kontakt të vazhdueshëm, ata do të përziheshin me njëri-tjetrin, por Allahu i Lartësuar ka bërë pengesë mes tyre, që asnjëri të mos përzihet me tjetrin, dhe kështu të mos cenohet dobia e secilit. Secili qëndron në gjendjen e vet, që krijesat të përfitojnë prej tyre.

Uji i ëmbël përdoret për të pirë nga njerëzit dhe kafshët, ashtu siç shërben për të vaditur bimët. Ndërsa nga i kripuri pastrohet ajri dhe nxirren lloje ushqimi, si peshq etj. Gjithashtu, ai është i përshtatshëm për qëndrimin dhe lëvizjen e anijeve e mjeteve të ndryshme të transportit, siç thotë i Lartësuari në vijim: