Select Page

Ai e nxjerr të gjallin prej të vdekurit …  Ashtu siç e nxjerr bimën e gjallë nga toka e vdekur, e nxjerr sythin nga kokrra e pajetë, e nxjerr pemën e madhe nga një farë, e nxjerr zogun e vogël nga veza, e nxjerr besimtarin nga mohuesi që është i vdekur etj.

”… dhe të vdekurin prej të gjallit.E kundërta e asaj që u përmend më sipër.

Ai e ngjall tokën pasi është shkretuar…  Kështu, Ai ia lëshon asaj shiun kur ajo është e thatë, e shkretë dhe pastaj e sheh se si ajo bymehet dhe fillon të gëlojë nga bimësia e larmishme dhe e bukur.

… dhe po ashtu do të nxirrenitë gjallë edhe ju (prej varrezave).Kështu do të nxirreni të gjallë nga varret tuaja. Ky është një argument shumë i qartë, i prerë dhe shumë lehtë i kuptueshëm se Ai që e ngjall dhe i jep jetë tokës, pasi ajo është e shkretë, e thatë, e pajetë në të, Ai ka për t’i ringjallur edhe të vdekurit nga varret e tyre. Nga ana logjike, nuk ka asnjë dallim në të dyja rastet dhe nuk ka kuptim mohimi dhe mospranimi i njërit, kur tjetrin e dëshmon dhe e sheh në realitet.