Allahu është Pronari dhe Sunduesi i qiejve, i tokës dhe i gjithçkaje mes tyre. Ai vepron, rregullon dhe administron çështjet e krijesave me pushtetin e Tij të plotë e absolut mbi gjithçka në këtë ekzistencë. Veprat dhe përcaktimet e Tij janë të mrekullueshme. Askush nuk mund t’i fshihet shikimit, dëgjimit, dijes dhe pushtetitit të Tij. Askush nuk mund t’i shpëtojë gjykimit të Sunduesit.