– ”Ti je veçse një njeri (vdekatar), ashtu si edhe ne. Ne mendojmë se ti je një gënjeshtar!” – Ti nuk ke asnjë veçori dhe vlerë shtesë mbi ne, që të na ftosh për të pasuar rrugën tënde. Kjo është një fjalë e ngjashme me fjalët e popujve para dhe pas tyre, të cilët mohuan profetët e Zotit me dyshimet e tyre. Mohuesit vazhdimisht do të hedhin të tilla dyshime, a thua se kanë rënë dakord mes tyre.
Duke qenë të ngjashëm në kufër dhe në zemra, ishin të ngjashëm edhe në dyshimet dhe kotësitë që paraqisnin. Profetët gjithmonë u përgjigjeshin: “Ne jemi veçse njerëz, sikurse edhe ju, por Allahu ia dhuron mirësinë kujt të dojë nga robërit e Vet. Nuk na takon ne t’ju sjellim ndonjë argument, përveçse me dëshirën e Allahut. Vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët.”. [Ibrahim 11].