– “Ndër ata, që Ne krijuam, ka edhe njerëz që udhëzojnë në të vërtetën…” – Ndër shumë krijesa, ka njerëz të zgjedhur, që jo vetëm janë të udhëzuar në rrugën e drejtë, por punojnë shumë që të udhëzohen edhe të tjerët. Ata e njohin të vërtetën, punojnë me sinqeritet sipas saj, dhe pastaj ftojnë edhe të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë.
– “… dhe mbajnë drejtësi sipas saj.” – Ata gjykojnë me drejtësi në të gjitha çështjet. Edhe kur flasin, flasin drejt, duke thënë gjithmonë të vërtetën. Këta janë prijësit e të udhëzuarve, me dije të saktë e vepra të sinqerta. Allahu i Lartësuar i ka dalluar, sepse ata këshillojnë për të bërë mirë dhe për durim. Këta janë të gradës siddikun – të vërtetët, që vjen menjëherë pas gradës së profetëve.
Por edhe mes tyre ka të dalluar mbi të dalluar, sipas shkallës së diturisë, veprave të sinqerta, thirrjes në rrugën e Zotit dhe sipas durimit që bëjnë në këtë rrugë të drejtë. I Lartësuar dhe i Dëlirë nga çdo e metë është Allahu i Lartësuar, i Cili dallon me mëshirën dhe bujarinë e Tij atë që Ai dëshiron. Allahu është Dhurues i madh dhe Bujar i pashoq.