– “Allahu i ka dëgjuar fjalët e atyre që thanë: “Allahu është i varfër, kurse ne jemi të pasur.” – Ne do ta shkruajmë atë që thanë ata, edhe vrasjen padrejtësisht të profetëve …” – Allahu i Lartësuar na tregon rreth disa kryeneçëve, që thanë fjalët më të shëmtuara dhe më të pista. Ai i kërcënon shumë frikshëm ata, kur thotë se i dëgjoi fjalët e tyre dhe i ka ruajtur me përpikmëri, së bashku me veprat e tjera të këqija që ata kanë bërë, dhe do të përdoren në gjyqin kundër tyre.
Ata njihen gjithashtu si vrasës dhe torturues të profetëve dhe këshilluesve, që ftonin në udhën e drejtë të Allahut të Lartësuar. Ai do t’i ndëshkojë ata me dënimin më të ashpër. Për thënien e tyre të pistë: “Allahu është i varfër, kurse ne jemi të pasur.”, ata do të dëgjojnë të dëshpëruar fjalët që do u këpusin çdo shpresë:
– “… dhe pastaj, do t’u themi: “Vuajeni dënimin e djegies në Zjarr!”. – Dënimi el muĥriķ, domethënë, me djegie që fillon nga jashtë trupit e depërton deri në brendësi të tij, deri në zemër. Ky ndëshkim nuk është aspak padrejtësi për ta. Ai është zgjedhur dhe arritur nga vetë ata, prandaj thotë i Drejti dhe i Lartësuari