– “Allahu ju nxori ju prej tokës, si bimë. Pastaj ju kthen në të, për t’ju nxjerrë sërish.” – Kuptimi: Allahu ju krijoi prej tokës, sikurse bari mbin prej tokës. (Këtu bëhet fjalë për Ademin, pasardhës i të cilit është i gjithë njerëzimi). Pastaj përsëri do të ktheheni në tokë, kur të vdisni. Pas vdekjes, Ditën e Gjykimit, Allahu do t’ju nxjerrë përsëri të gjallë, për t’ju gjykuar me drejtësi.