– “Më pas, Ne të udhëzuam ty në një Ligj të drejtë …” – Kuptimi: Më pas, Ne të dhamë ty një fe të plotë e të mrekullueshme, që udhëzon tek e mira dhe ndalon nga e keqja. Ne të shpallëm një ligj të drejtë, prandaj zbatoje rigorozisht, sepse zbatimi i tij sjell lumturinë e përjetshme, sjell arritjen e çdo të mire dhe shpëtimin nga çdo e keqe, në dynja dhe në ahiret.
– “… prandaj ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë.” – Kurrë mos iu bind atyre! Synimet e tyre nuk udhëhiqen nga dituria dhe nuk ngrihen sipas saj. Mos paso ata që kundërshtojnë rrugën e profetëve, kushdo qofshin ata! Çdokush apo çdo gjë që fton në kundërshtimin e Zotit dhe profetëve, është kundërshtues i rrugës së drejtë, prandaj nuk duhet ndjekur, qofshin këto edhe dëshirat vetjake.