– ”Më në fund, kur mbërritën në Luginën e Milingonave, një milingonë tha: “O ju milingona, hyni në foletë tuaja, që të mos ju shtypin Sulejmani dhe ushtria e tij pa dashje!”. – Milingona paralajmëroi llojin e saj, që kishin mbushur atë luginë, që të ruheshin nga ushtria e Sulejmanit, se mos i shkelte. Kjo ka mundësi të ketë ndodhur ose me një mrekulli nga Zoti, që fjalët e asaj milingone të dëgjoheshin për të gjitha milingonat e luginës, ose milingona njoftoi ato rreth saj dhe lajmi u përhap mes tyre me shpejtësi.
Mënyra e ruajtjes nga ushtria e Sulejmanit do të ishte duke u fshehur në vendbanimet e tyre. Milingona e dinte mirë madhështinë e Sulejmanit dhe të ushtrive të tij, por e dinte edhe drejtësinë e tij, prandaj edhe e justifikoi Sulejmanin duke thënë se ai mund t’i dëmtonte pa dashje. Sulejmani (a.s) dëgjoi fjalët e saj dhe i kuptoi.