– “Betohem në kuqëlimin e muzgut, në natën e në çfarë mbulon ajo me errësirën e saj, edhe në hënën e plotë, …” – Allahu i Lartësuar betohet në disa shenja të mëdha, të cilat shfaqen natën. Kështu, fillimisht betohet në dritën e kuqërremtë, që mbetet nga dielli, kur ai perëndon. Kjo shënon fillimin e natës. Pastaj, Allahu i Lartësuar betohet në natën dhe në gjithçka që ajo mbulon me errësirën e saj. Ai betohet, gjithashtu, edhe në hënën e plotë, aq të dobishme dhe të bukur. Por për çfarë betohet i Plotpushtetshmi?