Select Page

– “E thuaji atij: “A do të pastrohesh?”.” – Me një stil shumë të butë dhe dashamirës, ai do ta ftonte Faraonin te diçka shumë e mirë. Kuptimi është ky: A nuk është mirë, o Faraon, që të bësh një veprim të lartë, të cilin e synojnë dhe e lakmojnë të mençurit?! A nuk është mirë që ta pastrosh veten nga ndyrësia e kufrit dhe e padrejtësisë?! A nuk është mirë që të përqafosh imanin e pastër dhe të drejtë, si dhe veprat e mira e të sinqerta për të Plotpushtetshmin Bujar?!