Select Page

Por, nëse ju mohoni, dijeni se edhe popuj para jush kanë mohuar, ndërsa të Dërguarit nuk i takon gjë tjetër, përveç kumtimit të qartë.Nëse ju e mohoni dhe refuzoni ta besoni të dërguarin tonë Muhamedin (a.s) në atë që ju fton, atëherë dijeni se shumë popuj të tjerë para jush i mohuan profetët që u dërguan ndër ta dhe po kështu e refuzuan ftesën e tyre për të pasuar të vërtetën. Por mbi ta goditi dënimi i Allahut dhe zemërimi i Tij. Profeti ynë ka detyrë vetëm t’ju kumtojë qartë Shpalljen e Zotit, dhe ai e bëri këtë.138

138 Marrë nga tefsiri El-Mujeser.