Select Page

Dhe Allahu i sqaron për ju Argumentet – Ajetet e Allahut të Madhëruar janë të mbushura me dobi të shumta. Në to ka këshilla, ligje e dispozita, qortime e kërcënime, inkurajime e nxitje për punë të mira. Të gjitha këto Allahu i Madhëruar na i sqaron në formën më të plotë dhe të kuptueshme.

… dhe Ai është i Gjithëditur dhe i Urtë.“ – Allahu është absolut dhe i plotë në diturinë e Tij dhe i paanë në urtësinë e Tij. Prej diturisë dhe urtësisë së Tij janë edhe këto njohuri që u dhuroi dhe u shpalli adhuruesve të Tij. Këto njohuri dhe ligje kanë për t’ju sjellë dobi në çdo kohë e vend. Madje, nuk mund të arrihet lumturia dhe rregullimi i njerëzve ndryshe, por veçse përmes këtyre porosive e ligjeve të sjella përmes Shpalljes. Askush nuk e di dhe gjykon të mirën për krijesat më mirë se Krijuesi i tyre i Gjithëditur dhe i Urtë.