Select Page

– ”Allahu i di mirë ata që i pengojnë vëllezërit e tyre (nga lufta) dhe u thonë: “Ejani me ne!”  Allahu i Lartësuar i di mirë të dy këto grupe tradhtarësh dhe dezertorësh, si ata që nuk dolën fare në luftë, edhe ata që u thoshnin të tjerëve “Ejani me ne!”, kthehuni në Medinë. Këta lloj njerëzish i dallon sepse:

– ”Ata vijnë në luftë vetëm për pak kohë.” – Ata rrinë në luftë shumë pak. Ata do t’i shohësh se janë të parët për të dezertuar dhe bërë bisht luftës. Çfarë mund t’i shtyjë ata që të bëjnë luftë? Çfarë imani kanë ata në zemër e çfarë durimi do t’i bënte ata t’i hyjnë luftës në rrugën e Zotit?! Përkundrazi, zemrat i kanë të mbushura tërësisht me frikë e hipokrizi. Ata janë frikacakë e burracakë, që nuk kanë iman aspak ose kanë iman shumë të dobët.