– “Prandaj, largohu prej tyre për njëfarë kohe! Dhe vështro (kur t’i përfshijë ndëshkimi) se edhe ata do ta shohin (ndihmën tonë për besimtarët).“ – Për këtë arsye, ju mbetet veçse të shihni, sepse edhe ata të mjerë do të shohin atë që do t’i godasë. Në këtë sure u përmendën shumë nga fjalët e shëmtuara dhe trillimet e idhujtarëve për përshkrimin e Allahut. Për këtë arsye, në fund të kësaj sureje, Allahu i Madhëruar e dëlirëson Veten e vet nga ato shpifje e trillime dhe thotë: