– ”Sulejmanit i ishin rreshtuar ushtritë e veta, – xhindët, njerëzit dhe shpendët, – dhe të gjitha mbanin rregull dhe disiplinë.” – U grumbulluan përpara tij ushtritë e përbëra nga lloje të ndryshme krijesash, – njerëz, xhindë, shejtanë dhe zogj. Ata rreshtoheshin me një rregull të jashtëzakonshëm, kur lëviznin dhe kur qëndronin. Të gjithë ishin gati për luftë në çdo moment kur u kërkohej.
Të gjithë merrnin urdhër direkt nga Sulejmani dhe askush nuk mund të dilte jashtë rregullave të vendosura nga komandanti apo të rebeloheshin. I Lavdëruari thotë: “Kjo është dhurata Jonë (për ty). Dhe ti jep (prej pasurisë) ose mos jep (prej saj), se për këtë nuk do të merresh në përgjegjësi.” [Sad 39]. Pra, ishte ai që vendoste në çdo çështje. Kështu, Sulejmani (a.s) u nis në një nga udhëtimet e tij ushtarake me disa prej këtyre ushtrive të mëdha.