Select Page

Allahu i Lartësuar na tregon se çfarë do të ndodhë Ditën e Gjykimit, ditë rreth së cilës polemizojnë mohuesit e profetëve dhe kokëfortët. Ajo është një ditë e madhe, të cilën Zoti e ka dalluar nga ditët e tjera. Ai thotë për të:

– “S’ka dyshim se Dita e Gjykimit është caktuar.” – Ajo është dita që Zoti e ka caktuar për llogarinë me drejtësi. Askush nuk do t’i shpëtojë asaj dite, sepse ajo do t’i mbledhë të gjithë.