– “Sa e sa breza kemi shkatërruar pas Nuhut.” – Janë të shumtë popujt të cilët Allahu i shfarosi pas Nuhut (a.s). Kështu u shkatërruan populli i Adit, ai i Themudit, populli i Lutit etj. Allahu i shkatërroi kur u shtuan padrejtësitë e poshtërsitë e tyre dhe kur u zhytën në kufër. Pas mohimit e shfrenimit, mbi ta goditi ashpër dënimi e zemërimi i Allahut.
– “Mjafton që Zoti yt i di dhe i sheh të gjitha gjynahet e robërve të Tij.” – Nuk ka asnjë padrejtësi nga Zoti, sepse Ai ndëshkon veçse për ato vepra që robi ka bërë, madje për shumë e shumë gjynahe Allahu është Falës e Mëshirues.