– “… për t’i sprovuar me të.” – Veç të tjerash, me mirësitë që dhuron, Allahu i Lartësuar kërkon t’i provojë njerëzit, që të dallojë mirënjohësit nga mohuesit e mirësive, të sinqertët në adhurim nga hipokritët, që synojnë mirësitë vetëm të kësaj dynjaje.
– “Atë që ia kthen shpinën kujtimit të Zotit të vet, Zoti e çon në vuajtje të padurueshme.” – Kujtimi është Kur’ani. Pra, ai që ia kthen shpinën Kur’anit, duke mos e besuar dhe duke mos iu nënshtruar udhëzimeve të tij, që tregohet mospërfillës dhe tallet me të, ky ka për t’u hedhur në një ndëshkim, që Allahu i Lartësuar e ka përshkruar si ŝa’adâ – të ashpër, të padurueshëm.