– Pastaj, shumicën e tyre nuk do t’i gjesh më mirënjohës.” – Mirënjohja është cilësi e të udhëzuarve, prandaj i mallkuari synon që t’i pengojë robërit nga ky virtyt. Allahu i Madhëruar na e ka treguar qartë qëllimin final të Shejtanit: “Shejtani është armiku juaj, prandaj edhe ju konsiderojeni si armik! Ai i thërret ithtarët e vet për t’i bërë banorë të Zjarrit”. [Fatir 6].
Allahu i Lartësuar na bën të ditura fjalët e Iblisit të mallkuar dhe synimet e tij të frikshme, me qëllim që ne të jemi shumë të kujdesshëm dhe të përgatitur mirë ndaj armikut tonë. I Madhëruari na nxit që të ruhemi nga i mallkuari duke njohur rrugët, mënyrat dhe hapësirat që shfrytëzon ai. Kjo këshillë dhe dituria që Zoti na dhuron për t’u ruajtur prej të mallkuarit, është ndër mirësitë më të mëdha dhe më të plota të Tij ndaj nesh.