– “Nëse ju mohoni, atëherë si do të mbroheni prej dënimit të asaj Dite, që fëmijët do t’i bëjë pleq?!” – Kuptimi: E si mund ta mendoni se do të shpëtoni Ditën e Gjykimit, atë ditë, kur, nga tmerri i madh, harrohet çdo gjë! Ajo është dita që edhe fëmijëve do t’u nxjerrë thinja, nga frika e madhe. Atë ditë, edhe krijesat më të mëdha, siç janë malet, do të shpërbëhen dhe bëhen pluhur.