Select Page

– “Dy melekë qëndrojnë pranë tij, në të djathtë dhe në të majtë.” – Njeriu duhet të kujtojë vazhdimisht edhe praninë e dy melekëve të nderuar, që i qëndrojnë njëri në të majtë dhe tjetri në të djathtë, për të shkruar çdo fjalë e vepër të tij. Ai duhet ta respektojë praninë e tyre, duke mos e lejuar veten në fjalë dhe vepra jo të denja për besimtarin dhe që nuk e kënaqin Zotin e botëve. Asnjë fjalë dhe vepër nuk u shpëton këtyre shkruesve besnikë të Zotit të botëve.