– “Allahu ju këshillon që një sjellje e tillë të mos përsëritet kurrë, …“ – Allahu i Lartësuar ju urdhëron dhe porosit që kurrë të mos i ktheheni një gjynahu të tillë, kurrë të mos akuzoni e shpifni kundër besimtarëve dhe nderit të tyre! Sa të mrekullueshme janë porositë e Zotit tonë!
Ne duhet t’i pranojmë ato me zemër të hapur e të kënaqur dhe me përunjësi t’i zbatojmë! Ne duhet të dorëzohemi e të jemi mirënjohës për të tilla ligje e qartësime nga Zoti ynë: “Vërtet, sa të mrekullueshëm janë urdhrat që ju jep Ai! Allahu dëgjon dhe sheh si veproni.” [Nisa 58]. Pastaj thotë Zoti:
– “… nëse jeni besimtarë (të vërtetë).“ – Kjo tregon se imani i sinqertë e ndalon besimtarin që të bëjë harame e t’u bëjë bisht detyrave të Zotit të tij.