Select Page

– “Ajo që ju goditi ditën e ballafaqimit të dy ushtrive ndodhi me lejen e Allahut, …” – Kështu, i Lartësuari tregon se humbja e madhe që i goditi besimtarët në luftën e Uhudit ndodhi me vullnetin dhe përcaktimin e Tij.

Përcaktimi i Zotit është i padiskutueshëm dhe i pakthyeshëm, pandaj nuk mbetet gjë tjetër, por veçse t’i dorëzohesh dhe ta pranosh atë i kënaqur. Besimtarët duhet ta dinin se pas ngjarjes fshiheshin urtësi dhe dobi të shumta, ndër të cilat:

– “… për të sprovuar besimtarët e sinqertë dhe për t’i nxjerrë në pah munafikët.” – Pra, për t’u dalluar qartë besimtarët e sinqertë nga munafikët shtiracakë, sepse në të tilla sprova, munafikët shfaqin fytyrën e tyre të vërtetë.