Select Page

Mësojeni  dhe nguliteni mirë në mendje, o idhujtarë, se as ju dhe as ajo që ju adhuroni veç Allahut nuk mund që të devijoni dhe të largoni nga drita e Allahut askënd, veçse  nëse Allahu e ka përcaktuar  dhe e ka vendosur  diçka të tillë. Vetëm ata që Zoti i ka vendosur më parë se do të jenë banorë të Zjarrit, vetëm ata janë të humbur, sepse udhëzimi dhe humbja  janë tërësisht në dorë të Allahut dhe idhujtarët janë të pafuqishëm që të humbasin e të devijojnë dikë pa lejen dhe urtësinë e Allahut.

Kjo tregon mangësinë e idhujve, nga njëra anë, dhe pushtetin e plotë të Allahut, nga ana tjetër. Për këtë arsye, as të mos ju shkojë ndër mend se mund të devijoni adhuruesit e Tij të sinqertë, që Ai i ka zgjedhur për Veten e vet. Ata janë “muflihin”, pra, do të arrijnë çdo të mirë dhe do të shpëtojnë nga çdo e keqe, si në dynja, edhe në ahiret.