– “Ata do të jenë përgjithmonë atje (në Xhehenem). Atyre nuk do t’u lehtësohet vuajtja dhe as nuk do t’u jepet afat.” – Dënimi i tyre nuk do të pakësohet apo të zbutet. Ai do të jetë përherë i ashpër. Atyre nuk do t’u jepet më afat tjetër, që të kthehen nga rruga e gabuar. Mundësia që iu jepet në dynja është e mjaftueshme dhe, me vdekjen e tyre, nuk ka më asnjë shans për të shpëtuar.