Select Page

– “Mbi ata që mohojnë dhe vdesin si jobesimtarë rëndon mallkimi i Allahut, i melekëve dhe i të gjithë njerëzimit.” – Ashtu sikurse mohimi i Zotit dhe fshehja e së vërtetës mbeten cilësi të pandryshuara të tyre, edhe mallkimi do të jetë i pandërprerë mbi ta, sepse gjykimi është në varësi të veprës së kryer. Ata do të jenë përjetësisht në ndëshkim, për shkak të kufrit të tyre dhe të mallkimit që ai sjell me vete, siç thotë i Lartësuari: