– “… Kush bën një të mirë, ai do të shpërblehet dhjetëfish, …” – Kush vjen me ndonjë të mirë të realizuar me fjalë apo me veprime, të dukshme apo të fshehta, që kanë lidhje me plotësimin e të drejtave të Allahut apo të drejtave të krijesave, ai ka premtimin e sigurt nga Allahu i Lartësuar se do të shpërblehet dhjetëfish për mirësitë e paraqitura. Në fakt, shpërblimi me dhjetëfish është më i vogli nga Bujari i Gjithëmëshirshëm. Mos pyet për shpërblimin më të madh, sepse ai nuk ka kufij.
– “… e kush bën një të keqe, ai do të ndëshkohet vetëm për të.” – Kjo tregon për drejtësinë dhe bamirësinë absolute dhe të pakrahasueshme të Allahut të Madhërishëm. Ai nuk i bën askujt padrejtësi, as edhe një grimcë, siç thotë më pas:
– “Askujt nuk do t’i bëhet asnjë padrejtësi.”