Select Page

– “Në atë Ditë do të ndodhë e Vërteta. Qielli do të çahet dhe atë ditë është i rrënuar.” – Atë ditë të vështirë, qielli do të tronditet dhe do të shpaloset. Ai do të çahet dhe do të ndryshojë ngjyrë. Qielli, që dikur e mbante ajo forcë e madhe, tani do të copëtohet. E kjo do të ndodhë për shkak të një ngjarjeje shumë të madhe dhe për trishtimin e makthin që po afrojnë.