Select Page

Po ata i kthyen shpinën (Allahut) dhe Ne lëshuam kundër tyre vërshimën e Digës …Ata kundërshtuan urdhrin, duke mohuar Allahun dhe duke u treguar mosmirënjohës ndaj Tij. Për këtë arsye, Allahu i ndëshkoi pikërisht duke i privuar nga ato mirësi, të cilat u bënë shkak që ata të kalonin kufijtë në gjynahe e mosbesim.

Ai lëshoi mbi ta ujin e furishëm, që i kaloi digat që kishin ndërtuar. Ajo ishte një valë e madhe uji, që ua shkatërroi të gjitha kopshtet e tyre. Ato u shndërruan në një vend me bimë e pemë të padobishme. Allahu i Madhëruar thotë:

”… dhe dy kopshtet e tyre ua kthyem në “kopshte” me fruta të idhëta, kopër dhe pak sidër të egër.Toka tani u sillte shumë pak prodhim dhe disa lloje pemësh të padobishme. Kjo u erdhi sipas punës që bënin. Ashtu sikurse ata e zëvendësuan mirënjohjen me mohimin dhe poshtërsitë, po ashtu Allahu ua zëvendësoi ato mirësi, me atë që u përmend.